Gratë

e lashtësisë

Mbretëresha

Teuta e Ilirisë

Pas mposhtjes së Kartagjenës në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Zotërimi i deteve nga Romakët nuk ishte tërësor, pasi Mbretëria Ardiane nën udhëheqjen e Mbretit Agron ishte mjaft e fuqishme. Pas vdekjes së papritur të mbretit Agron, në krye të kësaj mbretërie erdhi Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.

Nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë. Sipas studimeve të historianëve antikë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të Epirit, si dhe Korfuzin, Epidamnin dhe Farin. Përtej kësaj, flotës së Agronit i trembeshin shumë në Detin Adriatik.

 

Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste ishte një stratege dhe luftëtare shumë e zonja, e karakterizuar nga vendosmëria për të rritur pasuritë dhe territoret e mbretërisë së saj.

 

Para

Mbrapa