Gratë

e lashtësisë

Eteuta

e njohur si Etleua ose Etleva

Etuta (që ka sunduar mes viteve 169-168 para Krishtit) ishte një mbretëreshë ilire e Mbretërisë Ardiane.

Etuta u martua me Gentin në vitin 169 para erës sonë. Qëllimet e Gentit ishin për të siguruar trashëgiminë e fronit Ardian, pasi Eteuta ishte bija e mbretit  dardan Monun Platori. Martesa nuk duket se siguroi një aleancë Ardiaeane-Dardane dhe si rezultat Genti u bashkua me Perseun, armikun e vjehrrit të tij.

Pas disfatës së Gentit në vitin 168 p.e.s., Etuta së bashku me ilirë të tjerë të rëndësishëm u dërguan në Itali. Etuta dhe familja mbretërore u dërguan në Spoletum, për t’u mbajtur nën vëzhgim. Banorët e Spoletum refuzuan të mbajnë familjen mbretërore nën vëzhgim, kështu që ata u transferuan në Iguvium. Etuta mbeti aty derisa vdiq.

Para

Mbrapa