Gratë

e lashtësisë

Kleopatra

me prejardhje nga Epiri

Kleoptara e Maqedonisë, ose Kleopatra e Epirit ishte një princeshë epirote-maqedone që më vonë arriti të bëhet edhe Mbretëreshë e Epirit. Ishte e motra e Lekës së Madh. Ajo i kishte edhe motrat Thesaloniken dhe Cynanen, dhe gjysmë vëllaun tjetër Filipin III të Maqedonisë.

E arsimuar mirë dhe e zgjuar, Kleopatra mund të fliste gjuhë të ndryshme dhe shërbeu si sundimtare dominuese.

Kleopatra sundoi Epirin ndërkohë. Ishte një zakon epirot që gruaja e një familjeje bëhej kryefamiljare kur i vdiste i shoqi dhe djemte e tyre ishin shumë të vegjël, ndryshe nga pjesa tjetër e Greqisë. Ishte e përshtatshme që mbretëresha e fuqishme të merrte kontrollin. Kur burri i saj u vra, një ambasador nga Athina u dërgua për të shprehur ngushëllimet.

 

 

 

Kleopatra në dukje po vepronte si kreu fetar i shtetit për popullin e Molosisë. Emri i saj shfaqet në një listë të Theorodokoi (“mirëpritësit e ambasadorëve të shenjtë”), në aleancën epirote të krijuar së fundmi. Kleopatra ishte dukshëm e vetmja femër në listë. Pozicioni i saj si mikpritëse zyrtare do t’i kishte lejuar asaj të mbante gishtin mbi çdo gjë që po ndodhte kudo në Greqi.

 

Para

Mbrapa