abc

Kostumografia

Veshja – Burimi kryesor per njohjen e veshjeve ilire jane objektet arkeologjike, monumentet e shumta të varreve, skulpturat dhe relievet e ndryshme, që na ndihmojne per të shquar karakteristikat e kostumit.

Veshja Dalmatika Ilire – Dalmatika ilire është një nga veshjet rituale, që ruhet akoma dhe sot në kostumologjinë kishtare të Kishës Katolike të Romës. Një nga barinjtë e mozaikut mahnitës të bazilikës së Arapajt afër Durrësit, i shek. VI, është i veshur me dalmatika.

Shën Stefani në mozaikun muror të Kapelës Bizantine të shek. VI, në amfiteatrin e Durrësit ka gjithashtu një dalmatikë. Xhubletat dalmatika kanë kështu qytetari botërore. Por ilirët patën veshje të gjithëfarësojshme. dallohet nga këtë mozaik Imazhi I njeriut të ulur në trungun e drurit të ullirit, në mozaikun e bazilikës se Shën Mëhillit ne Arapaj, dalmatika mashkullore.

Në shumë relieve dhe skulptura shfaqen figura të tilla, ku, si element kryesor është veshja e njohur, fustanella qe prej shek V para krishtit.

bretin mbi kalë i veshur me kausia (kapelë ndjerë) dhe klami (kepelë), të dyja veshje tipike të veshjes maqedonase

Veshjet e Grave – Linja, ose dalmatika është një petk i gjatë e i gjërë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: Dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum) Dalmatica është zbuluar në bustin e gruas së Dimalit, në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir më pas është zbuluar edhe në tërë Ilirinë dhe në Epir.

Dalmatika ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i pambuluar. Më vonë kjo dalmatikë ilire, u bë modë në Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.) u përdor si veshje në rrethet më të larta romake; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona.

Versione të dalmatikës , linës mashkullore dhe femërore: