Apolloni

Qytetet Ilire

Qytetet Ilire morën zhvillim më të madh nga skulpturat me formë të rrumbullakët si dhe nga relievet që lidheshin me ndërtimin e monumenteve. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, ishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen.

 Apollonia

Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve. 

Apollonia u zhvillua mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit) në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aoos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë me sa duket një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.

Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve të bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apoloni. Kronikat romake tregojnë sesi ai me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u nis me një anije nga Apolonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apoloninë nga të gjitha taksat.

Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Me interes të madh në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.

Monumenti i Agonotetëve

Qendra Monumentale – Një grup ndërtesash publike formojnë Qendrën Monumentale të qytetit të Apollonisë në periudhat helenistike dhe romake. Qendra ose siç quhej ne Antikitet Agora-ja, përfshin shëtitoren me 17 nishe dhe dy kate, portikun me absida, Monumentin e Agonotetëve, Tempullin e Dianës, Bibliotekën dhe Odeonin.

Shëtitorja A – Kompleksi i monumenteve të periudhës perandorake romake i ështe mbivendosur një grupi më të lashtë monumentesh të ndërtuara lirshëm rreth sheshit të agorasë në shekujt IV-III para Krishtit. Stoa A, që është shetitorja më e hershme e qytetit, gjendet në anën lindore të sheshit, e mbuluar pjesërisht nga biblioteka e kohës perandorake romake. Ajo zgjatej drejt jugut për disa dhjetëra metra dhe vazhdimi i saj është gjetur edhe brenda Manastirit. Ndërtimi i saj u bë në gjysmën e dytë të shek. IV para Krishtit.

Stoa (shetitore antike) – pas Odeonin përpara jush shpaloset monumenti më i ruajtur i periudhës klasike në Agora. Ajo eshte stoa ose shëtitorja B e ndërtuar rreth mesit të shek. IV para Krishtit. Ky monument u përdor të paktën deri në shek. II pas Krishtit. 36 kolona dorik tetëkëndëshe e ndajnë shëtitoren në dy rrugë paralele. Ajo mund të ketë patur edhe një kat te dytë të ndërtuar sipas stilit jonik. Zona B e Apollonisë përbën një monument mjaft interesant, pothuajse unik në të gjithë Mesdheun, sidomos për trajtimin me nishe të murit fundor, që rriste qëndrueshmërinë e monumentit, por edhe krijonte sfonde mjaft të përshtatshme për vendosjen e 14 skulpturave, koka të filozofëve të lashtë. Disa prej tyre, të datuara në shek. II pas Krishtit, u zbuluan gjatë gërmimeve të bëra nga Léon Rey. Në Antikitet në shëtitore rrihte pulsi i qytetit. Aty zhvilloheshin debatet filozofike dhe diskutimet e zjarrta mbi çështjet më të rëndësishme që shqetësonin banorët. Duke qenë një objekt me rëndësi të veçante në jeten e qytetit, për ndërtimin e saj u zgjodh një vend me pamje dominuese mbi territorin perreth dhe me një panoramë mahnitëse me detin në sfond.

Harku i Triumfit – Para buleterionit ruhen katër këmbët e një harku triumfi, të ndërtuara me tulla dhe të veshura dikur me pllaka mermeri të bardhë. Monumenti që ka pasur një gjatësi 14 m dhe lartësi rreth 10 m, përshkohej nga tri porta të mbuluara me harqe. I vendosur në një pozicion strategjik, tërthor me kryqëzimin e rrugëve kryesore, harku shërbente si kalim i detyruar për në shesh.

Biblioteka – Për arkeologun që e zbuloi, francezin Leon Rey, ndërtesa në skajin lindor të agorasë ishte dhe biblioteka e qytetit, por funksioni i kësaj godine nuk është ende krejt i qartë. Është një ndërtim i thjeshtë katërkëndësh, i realizuar me të njëjtën teknikë dhe në harmoni urbanistike me buleterionin. Biblioteka i është mbivendosur një shëtitoreje më të hershme fasadën e së cilës e ruan ende. Arsyeja që e nxiti Leon Rey-n të kërkonte këtu bibliotekën – arkiv të Apollonisë në shek. II pas Krishtit, ishte prania e parvazeve që profilojnë muret e brendshme të ndërtesës si dhe e disa vrimave simetrike në to, që sipas arkeologut francez mund të kenë shërbyer për mbështetjen e rafteve prej druri.

Buleterioni (Agonotetët) – Është ndërtesa më e dukshme në Agora dhe një nga simbolet e arkeologjisë shqiptare në përgjithësi. Ajo ka qenë selia e bulesë – Këshillit të Qytetit. Mbi kapitelet e zbukuruara me gjethe akanthi, kalon një arkitra i profiluar në tri pjesë, ku ka qenë skalitur mbishkrimi kushtimor i monumentit. Për inaugurimin u ndeshën 25 çifte gladiatorësh”. Meqë të dy vëllezërit kishin qenë agonotetë, pra nëpunës të ngarkuar në organizimin e festave dhe garave sportive, buleterioni i ngritur për nder të tyre është quajtur edhe “Monumenti i Agonotetëve”. Ai ka qenë ndërtuar në çerekun e fundit të shek. II pas Krishtit, siç mund të kuptohet nga mbishkrimi, lidhur me fitoret e perandorit Luc Veri. 

Odeon – I zbuluar nga ekipi Rey, monumenti është restauruar nga mjeshtrat shqiptarënë faqen e kodrës me cavea të përbërë prej 16 radhësh, ku mund të uleshin rreth 300 shikues. Pavaresisht nga trajtimi i thjeshtë i jashtëm, nga brenda Odeoni kishte një pamje luksoze që e jepte veshja me mermer e cavea-s dhe e mureve. Odeoni datohet rreth mesit të shek. II pas Krishtit. 

Sanktuari pranë odeonit – Ngjitur me Odeonin, pikërisht pranë murit perëndimor të tij, gjendet një faltore e vogël kuadratike me përmasa 5x5m. Fasada e saj zbukurohej nga dy kolona jonike. Në pjesën e prapme, që shfrytëzonte një nishe të murit mbështetës të shek. IV para Krishtit, gjenden tri bazamente për vendosje skulpturash. Nisur nga pozicioni qendror që zë ky monument mendojnë ta lidhin atë me kultin e perandorit. Por faltorja mund të ketë qenë edhe në funksion të Odeonit.

Tempulli i Dianës – Kompleksi monumental i ndërtuar në çerekun e fundit të shek. II pas Krishtit mbyllet me tempullin e Dianës, të vendosur në anën perëndimore të buleterionit. Gjatë gërmimit arkeologët kanë gjetur pjesë të shtatit të Dianës, dhe kjo i nxiti te mendojne se tempulli i ishte kushtuar kësaj perëndeshe që respektohej në mënyrë të veçantë në Apolloni.

Prytaneumi është vendi ku qëndron prijësi i qytetit të Apolonisë. Prytani zgjidhet nga qytetarët e lirë për një periudhë 1 vjeçare dhe është personi që vendos për punët administrative dhe ushtarake të qytetit. I ndodhur pranë agorase ai mer pjesë në të gjitha aktivitetet kryesorë. Pranë tij gjendet bulefteri tek Monumenti i Agonoteteve

Tempulli A – Sapo keni kaluar shëtitoren, në perëndim të saj, nga e majta gjendet një monument publik në formën e një godine katërkëndëshe. Pozicioni strategjik, me një pamje madhështore mbi det, tregon rëndësinë e monumentit, pjesa e brendshme e të cilit ka qenë e shtruar me mozaikë. Një bazament me pllaka gurësh në krah të portikut lidhet me një skulpturë të ekspozuar dikur para monumentit. Nisur nga kjo arkeologët mendojnë se monumenti mund të jetë një faltore e lidhur me kultin e një heroi, apo të një perandori e ndërtuar në shek. I pas Krishtit.

Tempulli B – Ngjituni drejt veriut (djathtas) në rrugën që fillon në skajin perëndimor të shëtitores. Në pjesen e sipërme, në të djathtë, do të shihni bazamentin e një tempulli të shek. I pas Krishtit. Nga ky monument ka mbetur vetëm bazamenti me blloqe katërkëndëshe të lidhura me shufra hekuri dhe plumb që ruhen ende në një gjendje të admirueshme, mbi të cilat ngriheshin dikur muret. Duke qenë se monumenti u gjet tërësisht i dëmtuar është e vështire të krijohet përfytyrimi mbi pamjen e dikurshme të këtij tempulli.

Magazinat dhe cisternat – Hyrja për në temenos nga ana perëndimore ishte trajtuar në formën e një korridori midis dy tarracave, mbi të cilat ngriheshin tempujt. Tarraca veriore e krijuar në mesin e shek. III para Krishtit kishte në faqen ballore tri ambiente të mbuluara me qemer, të cilat shërbenin si magazina, apo dyqane. Njërin prej tyre ju mund ta shihni sot të restauruar pikërisht përballë skajit perëndimor të shëti- tores. Ambienti në të majtë të këtij kompleksi, nga veriu ështe një cisternë me dy rezervuarë të njëllojtë, të cilët lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet një portëze me hark të mprehtë apolloniat. Ndërtimi është me tulla tipike apolloniate të suvatuara me Ilaç hidroizolues, të ngjashëm me atë të nymfeut të qytetit. Furnizimi me ujë i cisternës duket se bëhej nga çatia e tempullit që gjendej mbi tarraca.

Agoraja Arkaike – Pasi keni lene mbrapa rrugën kryesore me dyqane e tempuj duke u ngjitur drejt veriut ju ndodheni tashmë në një fushë të gjerë e të sheshtë. Pikërisht në këte vend arkeologët kanë hedhur së fundi hipotezën se mund të ketë qenë qendra e qytetit gjatë epokës arkaike. Këtu gërmimet dalloni themelet e një strukture me gjatësi 128 metra! Disa pjesë të kësaj strukture, vërtet madhështore për kohën në të cilën është ndërtuar, ju mund t’i shikoni pasi janë lënë të hapura enkas për t’u vizituar.

Akropoli – Akropoli ishte pjesa më e fortifikuar e qytetit me një mur rrethues të posaçëm dhe streha e fundit e banorëve në rast sulmi armik. Hyrja e vetme për në Akropol gjendet në anën jugore me një korridor të gjerë dhe pamje monumentale. Një pjesë e murit anësor e restaurar krijon idenë e fortifikimit të dikurshem. Ngjituni pikërisht mbi një rrugë të ndërtuar mbi 2500 vjet më parë! Ky fortifikim ishte funksional në kohën romake, madje edhe gjatë Luftes Civile midis Cezarit dhe Pompeut. Pozicioni dominues i kësaj kodre, prej nga shihet praktikisht e gjithë Ultësira Perëndimore, ka bërë që ajo të fortifikohej vazhdimisht gjatë gjithë historisë.Vendosja e një qendre ushtarake komandimi, sot e braktisur, i ka dëmtuar rëndë shtresat arkeologjike.

Temenos – Maja e kodrës me kuotë 104 m të qytetit ku gjendej tempulli i Apollonit ka qenë e rrethuar me një mur dekorativ, i cili kufizonte zonën e shenjtë të qytetit: Temenos. Muri është ruajtur mjaft mirë në anën jugore, ku gjendet edhe hyrja monumentale me harkun tipik apolloniat. Në krahun e majtë të hyrjes vihet re periudha më e hershme e murit, datuar në shek. V para Krishtit. Vetë hyrja dhe muri në të djathtë të saj i takon mesit të shek. III para Krishtit. Blloqet ranore apo gëlqerore dallohen për punimin kuadratik. Mbi to dallohen qartë dy simbole: gërmat Alfa dhe Delta të kombinuara në një monogram. Janë shkurtimi i fjalës damosios – që do të thotë shtetëror.midis Cezarit dhe Pompeut. Pozicioni dominues i kësaj kodre, prej nga shihet praktikisht e gjithë Ultësira Perëndimore, ka bërë që ajo të fortifikohej vazhdimisht gjatë gjithë historisë.Vendosja e një qendre ushtarake komandimi, sot e braktisur, i ka dëmtuar rëndë shtresat arkeologjike.

Kuota 104 – Maja e kodrës më të lartë të Apollonisë, e pagëzuar fillimisht nga Leon Rey me termin ushtarak “kuota 104”, apo Kodra e Ullinjve siç e njohim nga botimet arkeologjike vendase, ka përbërë qendrën e Zonës së Shenjtë të Qytetit. Pikërisht këtu, siç dëshmojnë mbishkrimet arkaike kushtuar Artemisit dhe Gaias, si dhe një reliev i shek. VI para Krishtit, kanë qenë vendosur faltoret kryesore të qytetit. Sot mbi lartësinë e kësaj kodre mund të dallohen gjurmët e bazamentit të tempullit te dikurshem, fare pranë bar restorant Leon Rey-it. Po aty mund të shihni edhe ekspozitën fotografike kushtuar aktivitetit të arkeologut francez që rizbuloi Apoloninë në vitet 1924-1938.

Obelisku – Përpara portës së Temenosit, në të djathtë, ngrihet mbi një bazament cilindrik Obelisku, simbol i Apollon Agieus, mbrojtës i kolonistëve. Paraqitjen e këtij obelisku, si simbol të Apollonisë e ndeshim shpesh në monedhat e qytetit. Monedhat e Apollonisë duke filluar nga mesi i shekullit III para Krishtit kanë qenë të përhapura në të gjitha qendrat kryesore të Mesdheut dhe përbëjnë gjetje të shpeshta arkeologjike edhe në ditët e sotme.

Teatri – Duke u nisur nga qendra e qytetit, pasi keni përshkuar rreth 300 m nëpër shtegun turistik të krijuar enkas për vizitorët përpara jush do te shfaqet teatri i qytetit antik. Për ndërtimin e tij është shfrytëzuar relievi i kodrës ndërsa në anën veriperëndimore është ndërtuar artificialisht një ledh për vendosjen e shkallares. Gërmimet e nxjerrë në dritë orkestrën dhe pro-skenën.

Nimfeu – Nëse vazhdoni të ecni nga teatri në drejtim të veriut në një terren disi të thepisur pas 20 minutash do të arrini tek Nymfeu. Kjo cezëm madhështore dekorative që shfrytëzonte ujrat e një burimi nëntoksor ende aktiv, përbën edhe monumentin më të madh e më të ruajtur në Apoloni. Nymfeu shtrihet në një sipërfaqe pothuaj 1500 m2 në shpatin e kodrës në pjerrësi 350. Në pjesën më të lartë të tij një mur i pret rrugën ujërave të burimeve dhe i përcjell në grykat e pesë kanaleve të shkallëzuara, 11 m larg njëri-tjetrit. Përmes këtyre kanaleve ujërat përcilleshin drejt depozitës. Ndërtimi i nymfeut mund të datohet në një kohë me murin e temenosit rreth mesit të shek. III para Krishtit. Monumenti funksionoi vetëm një shekull dhe u shkatërrua nga një shkarje masive dheu që dëmtoi dhe mbuloi me një shtresë rreth 7 metër basenin dhe pjesën më të madhe të kanaleve. Nymfeu u zbulua më 1962, gjatë hapjes së një tuneli ushtarak dhe u gërmua gjatë shtatë fushatave arkeologjike nga Hasan Ceka.

Shtepia e Athinase – Një grumbull rrënojash që aktualisht gjenden brenda një rrethimi janë ajo që ka mbetur nga një pallat dikur madhështor me sipërfaqe rreth 3500 m2. Arkeologet e quajnë këtë kompleks “Shtëpia e Athinasë” për shkak të mozaikëve të shumtë që ruhen në të. Nga perëndimi dhe lindja e kolonades ishin vendosur dhoma të shtruara me mozaikë që shërbenin kryesisht për pritje. Në mozaikun e dhomës lindore paraqiten motive nga mitologjia detare: në qendër, në një medaljon tetëkëndësh është dhënë Nereida e zhveshur, hipur mbi një delfin, ndërsa në gjysmë rrathët anësore notojnë hipokampë. Në krahun lindor gjendet dhoma e quajtur e Akilit, sepse në mozaikun e dyshemesë së saj është paraqitur ndeshja e heroit grek me mbretëreshën e amazonave, Pentesilea. Në një kornizë janë paraqitur dy skena nga amazonomahia. Në të parën dy amazona po godasin një luftetar grek të gjunjëzuar, që kërkon mëshirë me dorën e ngritur lart. Në të dytën Akili me përkrenare atike mban në dorë mbretëreshën e amazonave, Pente- silenë, të plagosur për vdekje prej tij gjatë betejës. Banesa ka qenë ndërtuar në shekullin II pas Krishtit dhe është braktisur në fillim të shekullit III.

Vila me impluvium – Ndërmjet gimnazit dhe manastirit, fare pranë shtëpisë moderne të arkeologeve, në tarracën e parë poshtë kurrizit të kodrës, gjendet një banesë e madhe e shekujve II-III pas Krishtit. Gjatë gërmimit Homazh për rizbuluesin e Apolonisë Leon Rey “Qytet i madh dhe hijerëndë” – e cilësonin Apoloninë historianët antikë, por deri në vitet ‘20 të shekullit XX pluhuri i harresës e kishte mbuluar lavdinë e qytetit të dikurshëm në të cilin jeta thuajse ishte fikur krejt. Misionin për rizbulimin e qytetit e mori përsipër arkeologu francez Leon Rey. Në dallim nga udhëtarët e tjerë të huaj që ishin mjaftuar me disa shënime udhëtimi mbi rrënojat e manastirit, Rey ishte i vendosur t’i kthente Apolonisë lavdinë e dikurshme. Pas nënshkrimit në vitin 1923 të së parës konventë arkeologjike në historinë e shtetit shqiptar misioni arkeologjik francez filloi kërkimet në terren. Ishte këmbëngulja e drejtuesit të këtij misioni Leon Rey që bëri të mundur jo vetëm identifikimin e shpejtë të Apolonisë së lashtë, por edhe disa zbulime spektakolare në një kohë relativisht të shkurtër dhe me shpenzime modeste.

Gymnasium – Në jugperëndim të manastirit, pasi keni lënë pas vilën me impluvium, në krah të rrugës që lidhte dikur portën jugore me qendrën e qytetit, gjendet një godinë e përcaktuar si gimnazi (ose palestra sportive). Këtë përcaktim e ka dhënë gërmuesi i saj, arkeologu italian Sestrieri nisur nga gjetja e tjegullave me vulën gymnasion. Fillimet e godinës vendosen në shekullin VI para Krishtit, por ajo ka vazhduar të përdoret me disa rindërtime deri në shekullin III pas Krishtit.

Tempulli i Shtyllasit – Që nga porta jugore e qytetit duket qartë një kolonë e vetme vertikale mbi kreshtën e kodrës që duket në drejtim të jugut. Kolona e trajtuar sipas ordrit dorik është pjesa e mbetur e një tempulli, forma drejtkëndore e të cilit shquhet ende sot. Tempulli ka qenë ndërtuar rreth vitit 480 para Krishtit duke përdorur gurin e Karaburunit për blloqet dhe shtyllat. Perëndia së cilës i kushtohej nuk dihet, por duke u nisur nga shembuj të ngjashem të botës antike si dhe afërsisë me portin antik mund të thuhet se patjetër ajo ka patur lidhje me detin. Në këtë rast vjen në konsideratë Poseidoni, si perëndi e deteve, Afërdita e marinarëve apo Hermesi e tregtarëve.