Arti Ilir

Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes.Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash, që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom

Gjatë periudhës së parahistorisë, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishtjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës.

Figurat gjeometrike kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.

Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht në qendër të Durrësit gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916. nga Oficeri austriak Camillo Prashnicher

Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet. Këmbëngulja e arkeologut Vangjel Toçi risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit. Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe

Stelë funerale që paraqet një grua me rroba ilire, shekulli II p.e.s

Valltarja Ilire – tipike veshje Ilire

Vepër – Ilire në muzeun Olmeda Spanje

Dhémitra-Demetra-Dhamate, perëndesha e botës materiale të iliro-pellazgëve

Kjo statujë e vogël prej balte është gjetur në Margellic që ishte një qytet bylin. Perndesha e dashurisë me një kurore lulesh në kokë është veshur me një peplos të lidhur nën gjoks, dhe pjesën e poshtme të trupit e mbulon një himaton me palosje para këmbëve. Dikur ka qenë e lyer me ngjyrë ari, qielli dhe të kuqe.Ndodhet në muzeun arkeologjik të Tiranës