Titulli i aplikacionit: Gruaja e lashtësisë
Ky aplikacion është përgatitur në kuadër të proejktit “Miti dhe gruaja në lashtësinë shqiptare”, zbatuar nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian [CEDI] dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës. Qëllimi i këtij aplikacioni është të promovojë trashëgimisë kulturore dhe historike si dhe të përmirësojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin mbi rolin e gruas në lashtësi.
Ky aplikacion është i ndarë në tre shtylla kryesore:
1. Gratë e lashtësisë
2. Kostumografia
3. Arti dekorativ [Monumentet]
Përmes tij duam të sjellim një aspekt kulturor shqiptar të lidhur me rolin e grave që lanë gjurmë në lashtësi jo vetëm si nëna e të dhembshura, por edhe të mënçura, luftëtare, diplomate, si një mënyrë alternative për promovimin e artit dhe kulturës përmes teknologjisë.
Pikëpamjet e shprehura në këtë aplikacion nuk shprehin qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kluturës. Ato janë nën përgjegjësinë juridike dhe profesionale të autorëve.